Nën titullin “Celulë seksuale”, shfaqja më e re në Teatrin Eksperimental, vë në skenë 4 gra që punojnë në një call center dhe shesin lodra seksuale dhe në meskohën e telefonatave shpërfaqin problemet vetiake me meshkujt, fëmijët, shtatzënitë a mungesën e tyre.
“E shpjeguar nga trupa vepra rrok ecejaket e përditshme ku mund të lexohet edhe shtypja ndaj gruas, që gjithnjë drejtohet nga një burrë, ose disa burra që gjithsesi nuk ia dalin të kalojnë paragjykimet gjinore.”, tha regjisori.
Shfaqja do të jetë në teatër këtë fundjavë dhe tjetrën.
(BalkanWeb)