TIRANË


Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi me kërkesën për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Këshillit Mbikqyrrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj me motivacionin e Shkeljës së Kodit të Etikës dhe rregullave të sjelljes.

Kërkesa, që siguron “Balkanweb”, është depozituar pranë protokollit më datë15 korrik dhe mban firmën e më shumë se 28 deputetëve socialistë. Ajo bazohet në ligjin për Bankën e Shqipërisë të vitit 1997 dhe në Manualin e Monitorimit Vjetor dhe Periodik të vitit 2018 lidhur me etikën e funksionarit publik të emëruar nga kuvendi dhe përfaqësimin e institucionit të tek të tretët dhe ndaj Kuvendit.


Socialistët thonë se me qëndrimet e tij publike zoti Malaj ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cënuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë duke shprehur qëndrime dhe vlerësime që janë pjesë e analizave politike të lidhura me grupime politike, dhe që besohet se dëmtojnë imazhin e vendit.


“Në asnjë prej rasteve nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i këshillit mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer ruajtjes dhe nxitjes së besimit publik lidhur me Bankën e Shqipërisë.” thuhet ne kerkesen e PS.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në shkresën drejtuar Kuvendit, thuhet gjithashtu se secila prej daljeve publike të z.Malaj, cojnë në konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në Bankën e Shqipërisë.

Sa më sipër, grupit parlamentar i PS-së vlerëson se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit sipas neneve të parashikuar në ligj.

(BalkanWeb)