Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua në gjoks në qendër të Manhatanit. Informacionet nga mediat amerikane, duke cituar persona me njohuri për hetimet, flasin për një sulm të shënjestruar.

Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua pak pas orës 6:45 të mëngjesit, sipas raportit të policisë (koha lokale) në 6th Avenue dhe konkretisht në hotelin New York Hilton Midtown dhe u dërgua në spitalin Mount Sinai West në gjendje kritike.

Oficerët janë ende në kërkim të agresorit, i cili u largua në këmbë përgjatë 6th Avenue. Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë për fytyrën dhe një çantë shpine gri.

Policia beson se Thompson ishte objektivi i sulmit, i cili ndodhi gjatë konferencës vjetore të investitorëve të sigurimeve në Nju Jork.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ka shpallur një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacionin në lidhje me vdekjen e Thompson. Ata kanë publikuar edhe dy foto nga kamerat e sigurisë.

Thompson kishte mbërritur herët në vendin e konferencës për t’u përgatitur. Sulmuesi me sa duket e dinte se nga cila derë do të hynte dhe e qëlloi disa herë nga një distancë prej vetëm një metër. Më pas ai hipi në një biçikletë, thanë dëshmitarët dhe u largua.

“Kisha frikë se do të më qëllonte edhe mua”

Shoferi Amar Abdelmullah, i cili ishte një dëshmitar okular, i tha PIX11: “Nuk po i kushtoja vëmendje dhe më pas dëgjova të shtënat. Ishte një armë e zezë me silenciator. E pashë pasi e qëlloi dhe po vraponte nëpër rrugë. U përpoqa të bëja një foto, por ishte shumë larg, nuk ishte e qartë.”Shoferi tha se ishte i tronditur, ndërsa kishte frikë se do ta qëllonte edhe atë. “Isha i shokuar. Hera e parë që shoh krimin para meje. Kisha frikë se do të më qëllonte edhe mua, pashë gjithçka”, tha ai.

Pak pas orës 9 të mëngjesit të së mërkurës, pak jashtë hyrjes së hotelit, pjesa e rrugës u mbyll. Megjithatë, funksionimi i brendshëm i hotelit vazhdoi normalisht.

Sipas New York Times, konferenca vjetore e investitorëve të kompanisë vazhdoi në dukje pa ndërprerje ndërsa lajmet për të shtënat filluan të përhapeshin, me të pranishmit që shkëmbenin shtrëngime duarsh dhe diskutonin për punët e tyre. “Dikush është qëlluar jashtë,” i tha një investitor tjetrit ndërsa po dilnin nga holli. Të tjerë fotografuan me telefonat e tyre ekipet e lajmeve që mblidheshin jashtë.

Thompson u promovua në CEO të UnitedHealthcare në prill 2021. Ai iu bashkua grupit në vitin 2004 dhe shërbeu si drejtor financiar në kompanitë e tij. Si CEO i kompanisë së sigurimeve ai kishte një pagë vjetore prej 10 milionë dollarësh. Në konferencë, United Healthcare njoftoi se do të shpallte perspektivën financiare shumë fitimprurëse të kompanisë për vitin 2025, duke përfshirë të ardhurat e pritshme prej më shumë se 450 miliardë dollarë. Ai jetonte në Minesota me gruan dhe 2 fëmijët e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: