Në intervistën para ndeshjes së nesërme në çerekfinale të Botërorit kundër Francës, trajneri i Uruguait, Oscar Tabarez, foli për mundësitë që ka Edinson Cavani për të qenë i gatshëm, si pasojë e dëmtimit që pësoi në sfidën me Portugalinë.

Numri 1 i amerikano latinëve nuk qartëson dyshimet, por thotë se po shpreson shumë: “Brenda 24 orëve do të mësoni nëse Cavani do të jetë në fushë apo në stol. Është një futbollist thelbësor për ekipin tonë dhe kjo është e vetmja gjë që mund t’ju them me siguri. Shpresa vdes e fundit. Që nga momenti i dëmtimit filloi të punojë veçmas për riaftësimin e tij. Uroj që ëndrrat dhe dëshira ta ndihmojë të jetë i gatshëm ndaj Francës.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: