Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të Prof.Dr Luan Hajdaragës që u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni.


Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deputeti i Parlamentit Shqiptar Anastas Angjeli, ish-Kryeparlamentari, Namik Dokle, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe mjaft personalitete të tjera të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve në Maqedoni.


Meta Struge (2)
Meta Struge (2)

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Presidenti vlerësoi kontributin e Luan Hajdragës në jetën politike dhe akademike të Shqipërisë, por edhe për kontributin e tij për shqiptarët jashtë kufijve.


“Luan Hajdaraga hyri në jetën politike shqiptare si zë i fuqishëm progresist. Luan Hajdaraga si akademik jetën e kishte të lidhur me të rinjtë dhe studentët. Prof.Dr Luan Hajdarga është një kontributor i spikatur në periudhën e vështirë të Luftës së Kosovës. Luan Hajdaraga është personalitet që i kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë, i lidhur ngushtë me të gjitha trevat shqiptarë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta.

(m.k/BalkanWeb)