Presidenti i Turqisë , Rexhep Tajip Erdogan, dhe Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni zyrtare inauguruan xhaminë e Namazgjasë, e cila u ndërtua me financimin e shtetit turk, ndërsa ajo konsiderohet si më e madhja në Ballkan.
Disa mijëra besimtarë ndodhen në xhaminë e Namazgjasë, e cila pavarësisht vonesave në vënien në funksion, konsiderohet si një moment i veçantë për të gjithë besimtarët e komunitetit mysliman në Shqipëri.
Gazment Teqja pritet të jetë imami i kësaj xhamie, ndërsa ajo do të menaxhohet nga një fondacion, ku do të jenë pjesë edhe investitori, pra shteti turk, dhe KMSH.
(BalkanWeb)