Enrique Cerezo, presidenti i Atleticos së Madridit, dërgoi një mesazh që kërcënonte Barcelonën nëse konfirmohej se klubi katalanas nënshkroi një dokument me Antoine Griezmann në mars. “Nëse ata nënshkruan në kontratë të till[, do të kenë pasoja,” tha ai.

Që nga 1 korriku, klauzola e largimit të Griezmann ka rënë nga 200 milionë euro në 125, por katër ditë më vonë nuk ka pasur lajme zyrtare për destinacionin e francezit. Gjithsesi, Griezmann njoftoi tashmë në mes të majit, përmes një video largimin nga ekipi i Atletico, por pa e sqaruar se ku do të luante. Megjithatë, në qershor, drejtori ekzekutiv i Atlético, Miguel Angel Gil Marin, deklaroi se Griezmann do të luante në Barça.

“Unë jam shumë i qartë se ku do të luajë, është e njohur që nga marsi i kaluar se francezi do të luajë në Barcelonë,” tha Gil Marin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb