Në ambientet e Tirana Interacional, u zhvillua prezantimi i Librit ”Tirana-Mahnia” i gazetares Rezarta Delisula. Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të pushtetit lokal, drejtues mediash, koleg e kolege të gazetares, miq dhe të afërm të saj.

Delisula vjen me botimin e saj të parë, por kësaj radhe jo si gazetare, por si studiuese e veshur modestisht me “titullin tironse e vjetër”, ku e fton lexuesin të shohë kryeqytetin me sytë e saj për të shfletuar “Tirana-Mahnia”.
Gazetarja rreket të shpjegoje pyetje se:

Si ka qenë Tirana ne vite? Si është transformuar sot?
Si kanë qënë sheshet (me foto) që janë shndërruar disa herë në këto dekada?
Cilët janë personazhet që i kanë dhënë shumë Tiranës.

Si mund ta prezantojmë kryeqytetin tonë jo vetëm për brezat e rinj (qofshin vendas apo komunitet që i është bashkuar së fundi ritmit, jetës kryeqytetase) por edhe për të huajt? Sepse libri i gazetares vjen në dy gjuhë shqip dhe anglisht.
Delisula në fjalën përshëndetëse të saj për të ftuarit tha se ndiehej shumë e emocionuar, sot për botimin e saj të parë ”Tirana-Mahnia”.

Ajo shprehu një falenderim të veçantë për mbështjetjen që bashkia e Tiranës i ka dhënë gazetares për relaizimin e këtij libri, si edhe familjes së saj, të cilës ajo i ka munguar për shkak të realizimit të këtij botimi.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi i pranishëm në këtë event, e inkurajoi Delisulën për punën e shkëqyer që ka bërë, si dhe i akordoi asaj Certifikatë Mirënjohje ”Qytetare Nderi e Tiranës”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rezarta Delisula është gazetare profesioniste dhe që prej vitit 2007 është zëvendëskryeredaktore e ”Gazetës Shqiptare”. Ajo ka punuar pranë së përditshmes ”Panorama” dhe revistës ”XXL”.
Studimet e larta i kreu në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gazetari dhe ky libër është pjesë e punës së saj 20-vjeçare, me mbi 500 artikuj kushtuar Tiranës, qytetit ku ka lindur dhe jeton.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb