KOSOVE

Elvis Naçi ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se ka qenë i ftuar në emisionin “N’Kosovë Shoë”, nën moderimin e gazetarit Shpëtim Desku, ku pasi foli për jetën dhe punën e tij u përfshi në një bashkëbisedim me publikun. Shikuesit patën mundësi t’i drejtonin pyetje Elvis Naçit.

Një djalë nga publiku u shpreh: “Unë pyetje nuk kam, por kam një koment. Unë e kam shembull, se është një fëmijë i mirë për prindërit e tij, një bashkëshort i mirë, një prind i mirë, një shok i mirë, është një shqiptar i mirë. Jam student dhe e di se cilët janë idhujt e rinisë. Dhe ata kanë idhull një futbollist, një këngëtar apo një artist. Elvisi është idhulli im.”

Kur një 8-vjeçare nga Podujeva pyeti Elvis Naçin se çfarë do të thoshte lumturi për të, ky i fundit pyeti moderatorin nëse mund ta tregonte konkretisht, dhe u ngrit për të përqafuar vogëlushen e ulur në publik. “Një nga lumturitë është që do të përqafoj ty tani”, tha Naçi, duke bërë të lumtur  edhe 8-vjeçaren në studio.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pse të rinjtë kishin mundësi të bënin pyetje, ata e shrytëzuan këtë mundësi edhe për ta falënderuar Elvisin. Një djalë tjetër nga publiku tha: “Elvis Naçi i ka të gjitha përgjigjet në ligjëratat e tij. Kështu që pyetje nuk kam, doja vetëm ta komplimentoja”.

Ndërsa një surprizë shumë e bukur të ftuarin, ishte kur Argjenda, e cila kishte ardhur nga Ferizaj për t’u bërë pjesë e publikut, këndoi një këngë krijuar posaçërisht për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb