“Ajo që po ndodh është dëm për kombin, për mundësitë e tij dhe kjo më çmend.” Kështu u shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke folur për hetimin që është hapur ndaj saj si e dyshuar për rastin e lirimit të gjeneralit libian Osama Almasri.
Ndërkohë burime nga Presidenca e Republikës saktësojnë se Meloni ka takuar Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella pasditen e së martës në Quirinale për ta informuar se kishte marrë komunikim nga prokuroria për regjistrimin në regjistrin e të dyshuarve.
“Osama al Najem, i njohur si Almasri është një personazh i rrezikshëm dhe si i tillë është shoqëruar në vendin e tij të origjinës, pra në Libi me një avion shtetëror dhe ai nuk mund të hipte në një avion, duke pasur parasysh rrezikun”. deklaroi Mattarella
Për çështjen e Almasri ka reaguar edhe opozita italiane, e cila akuzon kryeministren Meloni se është fajin e saj që Italia është nën shantazhin nga një krimineli.
“Dëmtimi i imazhit të vendit tonë u shkaktua nga Meloni, duke i treguar botës se Italia është nën shantazhin e një torturuesi kriminel, vrasësi dhe përdhunuesi të fëmijëve. Ai keqbërës duhet të dorëzohet tek Gjykata Ndërkombëtare “ theksoi kryetari i Lëvizjes 5 yjet.
(BalkanWeb)