Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, u pyet për çështjen Beleri.

Kodheli theksoi se Greqia investoi tek njeriu i gabuar. Ajo shton se asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt rrugës europiane.

Mimi Kodheli: Greqia investoi në rrugën pa krye. Duke qenë se Athina e nisi këtë rrugë, po shkon drejt kësaj udhe. Unë besoj se do të ketë një zgjidhje. Në rrugën tonë europiane, asgjë nuk e ndal Shqipërinë.

Edhe diplomacia funksionon, edhe shkëmbimi i interesave duhet të funksionojë. Do të shpresoja që të dyja palët të fitojnë. Në vitin 2030 hyjmë në BE.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb