TIRANE- “Kam 100 prova të reja, të cilat nuk u shqyrtuan. Dua që të merren në konsideratë”.

Kështu deklaroi sot Kastriot Ismailaj, ish-administrator i DIA, i cili ndodhet pas hekurave në lidhje me skandalin CEZ-DIA. Ndonëse ditën e sotme për Ismailajn, do të bëhej mbrojtje dhe shpallja e vendimit, ku Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg, i pandehuri kërkoi rihapjen e procesit.

Ndërkohë, procesi ka vijuar me paraqitjen e provave nga ana e të pandehurit. Kastriot Ismailaj akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit ka arritur të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 milonë euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb