Sa më shumë ditët kalojnë, aq më shumë shtohet ankthi për të ardhmen e Dani Olmos te Barcelona.  Klubi katalanas mund të humbasë shërbimet e futbollistit për pjesën e mbetur të edicionit, nëse deri me 31 dhjetor, mesfushori nuk regjistrohet në La Liga.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, familja e Olmos ka besim të madh te Barcelona, pavarësisht situatës aktuale. Futbollisti dëshiron qëndrimin, fakt i cili ka vendosur në lëvizje klubin e La Liga.

Dje gjykata spanjolle mori një vendim, duke refuzuar kërkesën e Barcelonës për regjistrimin e lojtarit, pasi ende nuk janë përmbushur kriteret. Gjithsesi, nëse gjithçka rregullohet deri me datën 31 dhjetor, atëherë mund të vijë drita jeshile.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb