Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut (NIS) ka vlerësuar se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, mund të dëshirojë të diskutojë çështjen e armëve bërthamore me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Sipas lajmit të Yonhap, NIS i informoi ligjvënësit lidhur me pritshmëritë e Trumpit në periudhën e presidencën së tij që fillon më 20 janar.
Në informim u vlerësua se Trump i cili do të marrë detyrën si president më 20 janar, mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut, ashtu si në mandatin e tij të mëparshëm.
“Ka mundësi që Trump do të dëshirojë të vendosë një dialog me Kim, pasi samitet e tij të mëparshme me Kim ai i sheh si arritjen e madhe të mandatit të tij të parë si president”, thuhet në njoftimin e NIS.
Ndër të tjera ndahet edhe mendimi se nëse SHBA-ja mendon se është e vështirë të pritet që Koreja e Veriut të çmontojë armët e saj bërthamore në një periudhë të shkurtër kohore, mund të jetë e mundur të bëhet një marrëveshje e vogël, bisedime në shkallë të vogël, për çarmatosjen ose ndalimin e programeve bërthamore të Veriut.
Trump u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim, tre herë për bisedime mbi çështjet bërthamore gjatë mandatit të tij të parë si president, por bisedimet u bllokuan pas dështimit që u shënua në samitin Hanoi në fillim të vitit 2019.
(BalkanWeb)