TIRANË

Qeveria shqiptare ka ndryshuar Komisionin e posacëm për administrim e ujërave ndërkufitare . Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit te qeverisë, konkretisht një ditë pas takimit që zhvilloi kryeministri Edi Rama në Greqi.

“BalkanWeb” mëson se ky grup negociator është reduktuar nga 13 në 7 anëtarë dhe do të përbëhet nga shtatë zëvendësministra. Gjithashtu nënvizohet fakti se në cilësinë e kryetarit do të jetë një prej zëvendës ministrave të jashtëm.

Shefi i qeverisë, Edi Rama tha se shpreson  fort në arritjen e një konsensusi me qeverinë e Greqisë dhe kryeministrin e saj, Kyriakos Mitsotakis.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: