Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi takimin e radhës, kësaj here me banorët e Pazarit të Ri, me qytetarët e Tiranës, në zemër të kryeqytetit. Sipas Këlliçit, kalvari i pronës do të marrë fund me ligjshmërinë e plotë

Postimi i Belind Këlliçit

Problematikat që banorët ngrenë janë të ngjashme në gjithë Tiranën dhe në gjithë Shqipërinë: Jetesa e shtrenjtuar, pagat dhe pensionet e ulëta, çështja e pronës ende një plagë e pazgjidhur.

I sigurova banorët se programi i Partisë Demokratike është konkret, realist dhe lehtësisht i realizueshëm.

Brenda 100 ditëve të para ne ndërhyjmë me Paketën e Dhembshurisë, me minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro.

Po ashtu kalvari i pronës do të marrë fund me praktikat më të mira të kompensimit dhe ligjshmërinë e plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb