Jamie Carragher, ish-lojtari i njohur tregoi pakënaqësinë e tij për deklaratat e yllit të Liverpool, Salah, i cili shprehej se ka mundësi reale që të largohej nga The Reds.
“Sigurisht që ka pasur një diskutim mes palëve. Për momentin ka një ndryshim të madh midis asaj që Salah dhe agjenti i tij thonë se ai vlen, si financiarisht dhe për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës, dhe asaj që ofron Liverpool.
Arsyeja pse Liverpool nuk ka bërë ende një ofertë kontrate është sepse ata e dinë se Salah do ta refuzojë atë”.
“Por më duhet të them se jam shumë i zhgënjyer me të. Liverpool do të luajë kundër Real Madridit nesër dhe Manchester Cityt në fundjavë, dhe në shtatë vjet Salah është ndalur dy herë në zonën mikse vetëm për të folur për kontratën. Nëse vazhdon me këto komente, do të tregojë se është egoist”, tha ish-mbrojtësi.
(J.S/BalkanWeb)