Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me debatin për Teatrin Kombëtar. Nishani shkruan i revoltuar në “Facebook” se artistët e duan një teatër të ri, por pa vjedhur pronën e kulturës sonë.


Sipas Nishanit, të gjithë artistët janë kundër simbiozës pushtet-mafia mbi të drejtën, pronën shtetërore, trashëgiminë kulturore.


Më tej, Nishani shkruan se korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës, që po shuhet me shpejtësi.


“Loja e pushtetit monist e më okulti në 30 vitet e fundit, me artistët për ti përçarë, e njëjtë me sjelljen mafioze të tij ndaj revoltës së fundit studentore. Artistët e duan, e kanë kërkuar, e mbështesin dhe e meritojnë Teatrin e ri, në respekt të pacënuar të trashëgimisë së tij historike e arkitekturore siç i rezistoi edhe diktaturës.

Por, të gjithë ata janë kundër vjedhjes së pronës së kulturës sonë, të gjithë ata janë kundër simbiozës pushtet/mafia mbi të drejtën, pronën shtetërore, trashëgiminë kulturore, dinjitetin, ligjin, të drejtën e një shoqërie të tërë.

Korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shumicës dërrmuese të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës komsomolase që rilindi për fat të keq ndër ne, por që po shuhet me shpejtësi, për fat të mirë, prej nesh. Vetëdijen humane nuk mund ta blej dot askush!”, thekson Nishani.

Nishani
Nishani

(BalkanWeb)