Në mendjen e Mauro Icardit nuk është më vetëm Juventus. Këto kohë në Milano, ku është stërvitur i vetmuar, argjentinasi ka pasur mundësi të reflektoj më gjatë mbi të ardhmen e tij. Ish kapiteni i Interit po mendon seriozisht edhe për ofertën e ardhur nga Napoli, ku një rol përcaktues ka pasur telefonata e bërë më Carlo Ancelottin.

Corriere Dello Sport
Corriere Dello Sport

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, diçka ndryshe po lëviz pasi më herët gjithçka dukej e ngrirë, Icardi priste Juven ndërsa Juve priste që Inter të ulte akoma më shumë vlerën e kartonit të Icardit. Klubi ziklatër herët apo vonë është i detyruar të ul pretendimet për Icardin pasi asnjë nga objektivat e tyre për sulmin nuk po zhbllokohet pa para kesh.

Ancelotti
Ancelotti

Ditët e fundit, fill pas telefonatës së Ancelottit, por dhe pas deklaratës së tij se argjentinasi është një lojtar i shkëlqyer, Icardi dhe agjentja e tij Wanda Nara, po vlerësojnë ofertën e Napolit. Në “San Paolo”, Icardi do të kishte mundësinë të rikthej sërish të bëj liderin dhe “bomberin”, do të kishte mundësinë të ishte ai ylli i ekipit dhe tifozerisë, diçka të cilën Juve nuk ia ofron.

Ancelotti
Ancelotti

Presidenti De Laurentiis është i gatshëm të negocioj mbi bazën e 60 milion eurove, aq sa kërkon Inter, ndërsa për lojtarin ka gati një pagë e cila nis nga 7,5 dhe mund të shkoj deri në 10 milion euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: