“WashingtonTimes” ka sjellë sërish në vëmendje çështjen e Charles McGonigal. Në një artikull të publikuar së fundmi, media amerikane bën me dije se; “Departamenti i Drejtësisë pranoi se ‘pa dashje’ u ka fshehur provat avokatëve mbrojtjes të ish-agjentit, i cili ka qenë i përfshirë në hetimin e marrëveshjes së fshehtë Trump-Rusi dhe tani akuzohet për komplot me Rusinë duke shkelur sanksionet e SHBA”.

Në një letër drejtuar gjykatëses së qarkut të Manhattan-it, Jennifer Rearden, prokurori i Departamentit të Drejtësisë, Damian Williams, tha se ekipi i tij gabimisht ‘harroi t’i dorëzonte katër kategori provash’ ekipit mbrojtës të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal gjatë procesit.

“Në shqyrtimin e dosjeve tona, qeveria identifikoi disa artikuj që ishin lënë ‘pa dashje’ nga prodhimet e mëparshme të qeverisë,” shkroi  Williams.

Sipas letrës së Williams, “prokurorët hoqën dorë nga fletëthirrjet shtesë, dokumentet shtesë nga dosjet hetimore të FBI-së, materialet e gjetura në pajisjet elektronike të sekuestruara që nuk ishin përfshirë më parë.

Letra vjen gati tre muaj pas arrestimit të McGonigal, ish-agjenti i FBI-së. Prokurorët janë shprehur se Gonigal ka pranuar pagesa nga miliarderi rus Oleg Deripaska në këmbim të hetimit të një oligarku rival, thuhet sipas dokumenteve të gjykatës. Ai akuzohet gjithashtu për falsifikimin e firmave për t’i mbajtur ato pagesa sekrete.

McGonigal ishte i përfshirë në hetimin e FBI -së mbi akuzat për marrëveshje të fshehtë mes Kremlinit dhe fushatës së Trump në vitin 2016.

Në vitin 2016,  McGonigal shërbeu si shef i seksionit të krimit kibernetik në selinë e FBI- së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb