Katër pikë në tre ndeshjet e para nuk I afrohet aspak asaj që pritej nga Barcelona e Ernesto Valverde në këtë sezon në La Liga, por ajo që shqetëson klubin katalunjas me shumë se nisja zhgënyese dhe dëmtimi I Lionel Messi është atmosfera e keqe që ka pushtuar dhomat e zhveshjes. Është ky përfundimi i të përditëshmes spanjolle “Marca”, e cila tregon se si dështimi i madh në merkato sa I përket çështjes “Neymar” është shoqëruar me një pakënaqësi të dukshmme te futbollistët.

074135345 11c2d300 3f70 46ed B94b 784ddadea404
074135345 11c2d300 3f70 46ed B94b 784ddadea404

Grupi ndjehet i zhgënjyer për mënyrën si u trajtua operacioni për rikthimin e “O Ney”. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta iberike që në titullin e faqes së parë, lojtarët më të rëndësishëm të ekipit prisnin sulmuesin brazilian, ashtu siç edhe I kishte premtuar presidenti Bartomeu. Kjo nuk ndodhi dhe “senatorët” e skuadrës “blaugrana” ndjehen të tradhëtuar, pasi sipas tyre klubi nuk kishte i interesuar plotësisht për të risjellë Neymar në “Camp Nou”. Kjo gjë ka minuar besimin mes palëve, duke e bërë akoma më të vështirë punë për trajnerin Valverde.

Neymar Transfer Barcelona Dembele 1172258
Neymar Transfer Barcelona Dembele 1172258

Por transferimi i munguar i brazilianit nuk është shkaku I vetëm që ka prishur humorin te Barcelona. Shumë prej lojtarëve u futën në “vallen” e tratativave të gjata mes klubit katalunjas dhe Paris SG, duke humbur statusin e tyre në skuadër. Kështu, Rakitic, Dembele, Vidal, Semedo dhe Tobido nuk e kanë pritur aspak mirë trajtimin si “mall shkëmbimi”.

Large Barca Griezmann Ignore Par Messi Video 1396e
Large Barca Griezmann Ignore Par Messi Video 1396e

Në fund është çështja që lidhet me Antoine Griezmann. Transferimi i francezit që në të shkuarën kishte sulmuar ashpër dhe hapur Barcelonën nuk është parë asnjëherë me sy të mirë nga “senatorët”, sidomos nga Leo Messi dhe kjo është konfirmuar nga daljet e pakta dhe të ftohta mes dy futbollistëve përpara mediave.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb