TIRANE– Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës ka njoftuar se është zhvilluar sot raundi i parë bisedimeve më Greqinë, në lidhje me marrëveshjen e re për çështjen e detit. Sipas MEPJ, biseda është zhvilluar në një frymë kontruktive dhe bashkëpunuese.

“Sot, me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”-thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mbajtja e këtij raundi të parë bisedimeh në Tiranë ishte paralajmëruar nga ministri Ditmir Bushati javën e kaluar ne një intervistë per Zërin e Amerikës.

“Ka patur vonesa për shkak të siuatës së brendshme dhe për shkak të nevojës për një rakordim më të mirë nga ana jonë. Javën tjetër do të jetë raundi i negociatave në nivel të ekspertëve shqiptarë dhe grekë sa i përket marrëveshjes, apo tekstit për një marrëveshje për kufizimin e zonave detare. Ndërkohë, puna po vazhdon në të gjitha frontet e tjera. Mendoj se i gjithë procesi i bisedimeve për të gjithë temat që janë në bisedime me Greqinë është futur në hullitë e normalitetit dhe besoj se do të kemi mundësinë që të ecim përpara në adresimin e këtyre temave”, deklaroi Bushati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb