“Nuk ka ende marreveshje” mes klubeve te Juventus dhe Manchester United lidhur me transferten rekord te mesfushorit francez, Paul Pogba, beri te ditur te premten ne Twitter agjenti i lojtarit, Mino Raiola.

Per transferten e mesfushorit 23-vjecar eshte folur per 120 milione euro, por “nuk ka marreveshje mes te dy klubeve”, saktesoi Mino Raiola. “Eshte nje loje mes shtypit italian dhe atij anglez, qe kane dhene detaje per kete transferte”, theksoi ai.

Ne fund te javes se kaluar, trajneri i Manchester United, José Mourinho, ka deklaruar pas zerave per transferten e Pogba, se ai nuk di gje.

Ndersa, sipas Raiola, Pogba eshte ende me pushime ne SHBA.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: