Trajneri Ruben Amorim la jashtë skuadrës Marcus Rashford për 3 ndeshjet e fundit të Manchester United.
Rreth situatës së lojtarit, e cila mbetet ende e turbullt, ka folur tekniku Amorim.
“Është një situatë e vështirë. E kuptoj që këta lojtarë kanë shumë njerëz rreth tyre, të cilët marrin vendime që nuk janë ideja e parë e vetë futbollistit.
Unë jam gjithmonë këtu për të ndihmuar Marcus”- tha ai.
Kujtojmë se Rashford u shpreh para disa ditësh se është gati për një sfidë të re dhe nëse do largohej, nuk do fliste kurrë për Manchester United.
(J.S/BalkanWeb)