Kohët e fundit atmosfera në kombëtaren Angleze nuk është ashtu siç duhet. Skandale të njëpasnjëshme kanë mbërthyer “Tre Luanët”. I fundit ishte ai i Ëayne Rooneyt që shkoi I pirë në një dasmë ku nuk ishte i ftuar ndërsa tani radhën e kanë patur Adam Llallana dhe Xhordan Henderson.

Që të dy lojtarët e Liverpulit u argëtuan në një klub striptizmi gjatë grumbullimit për miqësoren me Spanjën. Sipas tabloidit “Sun”, dy lojtarët e Liverpulit u shfaqën në klub në orën 23:00 të së shtunës pasi kishin udhëtuar rreth 180 kilometra nga hoteli ku ishte grumbulluar ekipi përfaqësues. Sipas dëshmitarëve, ata u larguan pasi kaluan dy orë në zonën VIP, ndërsa të dielën pasdite u stërvitën për duelin me spanjollët, ku 26-vjeçari Henderson mbajti shiritin e kapitenit.

“Kaluan bukur teksa soditnin vajzat që kërcenin në podium. Të gjithë e dinin që ata do të luanin kundër Spanjës, ndaj ishte e habitshme t’i shihje këtu. Lalana vjen rregullisht dhe të gjitha vajzat e njohin. Shpeshherë ai sjell edhe lojtarë të tjerë të Liverpulit”, rrëfeu një klient për “Sun”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: