Gazetari Alfred Peza duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” për rastin e Saimir Tahirit, vendimi për të cilin pritet që të jepet këtë mbrëmje, tha se në Shqipëri ka njerëz që kanë vrarë qytetarë në bulevard e nuk janë gjykuar.

Sipas Pezës, Berisha më 21 janar nuk ka dërguar para drejtësisë kupolën shtetërore që kreu vrasje, ndërsa ish-ministri i Brendshëm dërgohet para drejtësisë. Ai thotë se duhet pritur vendimi final dhe pas tij mund të flitet.

Sali Berisha nuk ka dërguar para gjyqit ata që kanë vrarë njerëz njerëz në bulevard. Nuk janë dënuar vrasës të qytetarëve në bulevard. Nuk mund të flasim përpara drejtësisë.

Është ngritur opinioni publik dhe po bëhet gjyq publik Tahirit. E gjitha është një gjyq publik e pa prova dhe ka gjasa politik. Megjithatë të besojmë te drejtësia. Ne duhet të presim vendimin e gjykatës ashtu siç është në të vërtetë.”, deklaroi Peza.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb