Myrto Uzuni është kthyer në çështje te Granada. Sulmuesi shqiptar nuk po stërvitet me klubin spanjoll të La Liga 2, teksa për të ka interes nga Austin FC në MLS. Rreth situatës së Uzunit ka folur së fundmi drejtori i Granadës, Garcia Amado.
“Uzuni thotë se nuk dëshiron të stërvitet dhe do të largohet, por për t’u larguar, mund të ikësh vetëm nëse paguan klauzolën e largimit”, tha drejtori i Granadas.
Uzuni, ka një kontratë me klubin aktual, të vlefshme deri në vitin 2026. 29-vjeçari, numëron jo pak, por mbi 100 ndeshje me Granadën.
(J.S/BalkanWeb)