Deputeti i PS, Petro Koçi, i ftuar në studion e Neës24 ka komentuar zhvillimet me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, duke u ndalur edhe te opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias.

Sipas tij opinioni i dhënë nga Venecia ishte i qartë, duke thënë se vota e deputetit nuk mund të imponohet dhe se ky i fundit është sovran i votës së tij.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese është ajo që interpreton Kushtetutën, por është roli i gjithë të tjerëve për të mbrojtur atë.

“Opinioni i Venecias ishte i qartë duke thënë se vota e deputetit nuk mund të imponohet. Ai është sovrani i votës. Kushtetutën e interpreton GJK, por e mbrojnë të gjithë, mes tyre edhe Parlamenti”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb