TIRANE – Mbrëmjen e 21 korrikut, Rexhep Rraja e shoqëroi Xhisielën në stacionin e policisë së Fushë Krujës, të tërhiqte kallëzimin që ajo bëri ndaj tij për dhunë, mëngjesin e po asaj dite. Fakti tronditës, që të bën të dyshosh se 25-vjecarja ka vepruar nën kërcënim, del në dritë nga dëshmitë qe ish-nënkomisari Gentian Citozi dha përpara Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Durrës, i cili u vu në lëvizje pas denoncimit të bërë nga Xhisiela Maloku. News24 dhe BalkanWeb disponon procesverbalet e marrjes në pyetje të Citozit në datat 23 korrik dhe 3 gusht,  në të cilat nënkomisari i pezulluar thotë se vajza u tërhoq me vullnetin e saj, por nuk jep shpjegime të qarta se përse i pranishëm në stacion ishte edhe ish-i dashuri i saj.

“Rreth orës 14.00 jam njoftuar nga salla operative e Krujës, pasi kjo e fundit ishte lidhur me sallën operative të komisariatit nr.3 në Tiranë, nga e cila kishte marrë kallëzimin që Xhisiela Maloku kishte paraqitur për shtetasin Rexhep Rraja, duke pretenduar se ishte përndjekur, dhunuar sharë dhe ofenduar prej tij. Për rastin jam njoftuar unë nga salla me qëllim që të verifikoja atë dhe të kryeja veprimet procedurale, të cilat do të ishin të nevojshme për hetimin. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rraja, i cili është pranë stacionit të Policisë Fushë Krujë, rreth orës 20:00 i shoqëruar me kallëzuesen Xhisiela Maloku, së bashku me dy avokatë dhe një psikologe. Me kërkesën e tyre kam përpiluar procesverbalin e heqjes dorë nga kallëzimi që kishte bërë pranë komisariatit të policisë nr.3 Tiranë”.

Deshmia Proces Verbal

Citozi deklaron se për të gjitha keto veprime, ka komunikuar me shefin e stacionit, me atë të policisë Kriminale si dhe me shefin e Komisariatit Krujë. Ai mohon që nga ana e këtyre të fundit, të ketë patur presion apo kërkesë për të favorizuar të kallëzuarin Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Qëndrim të ndryshëm nga Citozi, i pezulluar nga detyra, mban ish-komisari Emiljano Nuhu. Ai pretendon se u kërcënua me armë në praninë e njerëze të veshur me pushtet, me qëllim që të mos firmoste arrestimin e djalit të deputetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb