Eksperti ligjor i OSHEE-së, Romeo Kara, njeriu që ka administruar me mijëra dokumente të procesit të privatizimit të Kompanisë vjen me një dëshmi të fortë sonte në “Exclusive”, në Top Channel. Ai tregon sekserin kosovar të lidhur me kompaninë çeke, që ishte në kontakt me qeverinë 4 vite përpara privatizimit.

“Materiali që kam tregon qartë fotografinë me ministrin Ruli, duke qenë se ka shumë të dhëna që dalin të sakta deri te numri i niptit të shoqërisë që zotërohet, në të cilat Kalaj kishte aksione, ishin të sakta. Aty përmendet që Nuel Kalaj në 2006 ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Kjo vlen të konfirmohet nga institucionet apo strukturat”, shprehet për “Exclusive” Romeo Kara.

Në dëshminë edhe enkas për “Exclusive”, hidhet drite mbi mënyrën se si u negociua kontrata me CEZ, dëmi nga çmimi i shitjes së energjisë mes kompanive të energjisë, rolin e ERE-s dhe si u dëmtua Shqipëria në Arbitrazh. /Top Channel/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: