TIRANE 

Kuvendi i Shqipërisë kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Tiranës infromacione se deri në ç’fazë janë hetimet mbi çështjen “CEZ”. Në kërkesën drejtuar drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, kërkohen që përveç informacioneve të vihen në dispozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që organi i akuzës disponon.

Kërkesa bazohet në faktin se periudha 3-mujore për zgjatjen e afatit të hetimeve ka përfunduar më datë 31 tetor të këtij viti.

Por, pak ditë më parë prokurorët kanë kërkuar nga Gjykata zgjatjen e afateve të hetimit edhe për tre muaj të tjerë. Kërkesë e cila është duke u shqyrtuar nga gjykatëse Lazër Sallaku.

Hetimet mbi çështjen e shumëpërfolur “CEZ”, mbahen peng nga dëshmia e biznesmenit Kosovar Nue Kalaj. Përmes një leterporosie autoritetet kosovare informojnë prokurorinë shqiptare se kërkimet policore për gjetjen e Kalajt nuk kanë dhënë rezultat. Për këtë arsye nuk është bërë e mundur pyetja e tij për llogari të çështjes hetimore që po zhvillohet në Shqipëri. Në kushtet kur dëshmia e Nue Kalaj, njeriut të konsideruar nga socialistët si sekser në procesin e privatimit të OST nga kompania çeke CEZ, konsiderohet si provë kyce për t’i dhënë zgjidhje cështjes, Prokuroria ka vështirësi për të dalë në vendimmarrje.

Cez
Cez

Kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, i është drejtuar drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar me datë 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, si dhe të na vini në dsipozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi,” shkruhet në kërkesë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: