Mbas viteve ’80 tё shekullit qё kaloi, lindja e partive populiste dhe e populizmit u shoqёrua me botimin e qindra librave, artikujve, editorialeve dhe kolonave nёpёr gazeta dhe revista tё ndryshme. Ky fenomen ёshtё quajtur “populist Zeitgeist”. Zeitgeist (zeit- kohё dhe geist – shpirt) nё mendimin shkencor konsiderohet njё bashkёsi e ideve zotёruese qё motivojnё veprimet e njerёzve tё njё shoqёrie nё njё periudhё tё caktuar kohe.

Lёvizja intelektuale postmoderniste nё Francё luajti rol nё ngjizjen dhe pёrhapjen e mendimit jo shkencor. Postmodernistёt ishin pёrçmues ndaj traditёs sё trashёguar tё Iluminizmit dhe punimet e tyre u bazuan nё qasje intuitive dhe subjektive. Delegjitimimi i racionalitetit tё Iluminizmit dhe besimi nё “konstruksionin kulturor tё dijes” pati pasoja dhe çoi ujё nё mullirin e partive populiste.

Parti tё tilla nё Evropё si Fronti Nacional nё Francё, Pesё Yjet nё Itali,  SYRIZA nё Greqi, Alternativa pёr Gjermaninё, Podemos nё Spanjё, etj. kanё si karakteristikё kryesore luftёn kundёr establishment-it. Interesat e masёs pёrfaqёsohen dhe mbrohen nga kёto parti ndёrsa establishment-i ose elita ёshtё armiku i tyre. Arsyet kryesore tё pakёnaqёsisё sё masёs janё mё sё shumti me natyrё sociale, probleme e tyre nuk kanё gjetur zgjidhje prej elitave.

Sipas politologut tё njohur hollandez C. Mudde nё “elitё” pёrfshihen ekspertёt ekonomikё, politikё, ligjorё, gazetarёt si dhe shkencёtarёt. Pakёnaqёsia dhe mosbesimi ka ngёrthyer edhe komunitetin shkencor. Dy shembuj klasikё tё  populizmit shkencor janё mohimi i ndryshimeve klimatike dhe rreziku prej vaksinimit.

Ndryshimet klimatike qё pranohen nga shumica dёrrmuese e shkencёtarёve, pёr kryetarin e partisё sё ekstremit tё djathtё Alternativa pёr Gjermaninё, nuk shkaktohen prej njeriut dhe pёr pasojё, marrja e masave politike pёr parandalimin e tyre, nuk ёshtё e nevojshme. Me shtimin e partive populiste tё djathta nё Parlamentin Europian, gjasat janё qё vendimarrjet politike nё dobi tё parandalimit tё pasojave tё ndryshimeve klimatike, tё jenё tё parealizueshme.

Nga ana tjetёr, sipas studiuesit J. Kennedy, populizmi politik dhe mendimet anti-vaksinё kanё nё themel tё tyre mosbesimin e thellё kundrejt shkencёtarёve. Megjithёse Evropa mbetet njё ndёr rajonet ku numri i tё vaksinuarve ёshtё i lartё, retorika anti-vaksinё nuk ka munguar.

Lёvizja Pesё Yjet, Fronti Nacional dhe SYRIZA kanё ngritur shqetёsime lidhur me sigurinё e vaksinave dhe mundёsinё e rishikimit tё vaksinimit tё detyrueshёm tё fёmijёve. Pasojat njihen tashmё: numri i fёmijёve tё pavaksinuar ёshtё rritur.

Me rritjen e populizmit, mendimi antishkencor dhe anti-intelektualizmi do tё pёrhapen. Njё frymё e tillё, cёnon jo vetёm shёndetin e popullatёs dhe mirёqёnien e saj por dhe tё ardhmen e gjithёsecilit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb