TIRANE

Ingrit Gjoni është kthyer pas në kohë mbrëmjen e sotme duke publikuar një foto të saj kur ka qenë e vogël. Duke pozuar me veshjen e një balerinë, Gjoni duket se e ka dashur televizionin që kur ishte e vogël.

“Kjo vogëlushe është Ingrid Gjoni, 12 vjeç. Pretendon të konkurrojë regjisoren e njohur, Vera Grabocka. Madje ajo kërkon të jetë edhe stiliste edhe koreografe.

Pas përfundimit të spektaklit të ’10 të diela Lambada’, ditët e fundit ajo ka filluar realizimin e spektaklit të dytë për banorët e lagjes numër 9 të Tiranës”, shkruhet bashkangjitur fotos së Ingrit Gjonot të publikuar në gazetat e atyre viteve.

Artistja e ka ndarë me të gjithë këtë moment në ‘Instagram’, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurash. Kujtojmë se rrugëtimi i Ingritit në ekran është mjaft i gjatë dhe se ajo ka sjellë ndër vite projekte të ndryshme muzikore, të cilat kanë mbetur në memorien e njerëzve.

Untitled 8
Untitled 8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: