TIRANE-Dasma e Besit me Xhensila Myrtezajn u përfol shumë në media për shkak edhe të të ftuarve. Një nga të ftuarit ishte dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me bashkëshortin e saj, presidentin e Republikës Ilir Meta. Ajo i ka dhënë fund dilemave të kureshtarëve se çfarë dhuratë mund t’i ketë bërë çifti presidencial Xhensilës dhe Besit.

E pyetur nga emisioni ‘Thumb’ në 20-vjetarin e ‘Opinion’ Monika Kryemadhi tha se ende nuk i kanë cuar dhuratë për dasmë, pasi kanë menduar t’ia çojnë ne rastin hyrjes në shtëpinë e re.

“Nuk i kemi çuar dhuratë dhe kemi menduar që një ditë t’i çojmë diçka të re për shtëpinë, meqë kanë hyrë në shtëpi të re…”- tha Kryemadhi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: