Njëri ishte në Zonë e Pashtrikut e tjetri në atë të Dukagjinit, por Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, që të dy si eprorë të UÇK-së tashmë e dinin se luftës së tyre do t’i vinte në ndihmë organizata më e fortë ushtarake në botë, NATO.

Kryetari i tanishëm i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kujton se e dinte edhe datën dhe orën kur do të nisnin bombardimet e NATO-s mbi forcat serbe.

“Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka ditur se do të ketë bombardime po atë natë për arsye se ka qenë e sigurt per veprimet, të cilat nuk kanë qenë më për ta toleruar në veçanti Millosheviçin”, tha ai në një emision televizv pak vite më parë

Ndërsa, bashkëluftëtari i tij Ramush Haradinaj në të njëjtën ditë në emisionin pati pranuar se ia ka qëlluar në parashikimin e tij për sulmet, vetëm se këtë e kishte bërë me hamendje.

Bombardimet e NATO-s në Kosovë zgjatën 78 ditë, pas së cilave regjimi kriminel i Sllobodan Millosheviqit kapitulloi duke tërhequr forcat nga Kosova e okupuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb