KOSOVË

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar zyrtarisht se do të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Tiranës, ku më pas do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Teksa u pyet nga mediat kosovare se çfarë do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Kurti tha se pjesë e bisedës do të jenë shumë tema të rëndësishme, por zgjodhi të mos i specifikojë ato.

Prononcimi i Albin Kurti për mediat:

Kurti: Sonte do shkoj në një konferencë ndërkombëtare që mbahet në Tiranë, e ku jam ftuar, dhe e cila zgjat përgjatë fundjavës dhe në të njëjtën kohë do të takohem me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Pyetje: Cila do të jetë tema që do të diskutoni konkretisht?

Albin Kurti: Shumë gjëra do të diskutojmë.

Një ditë më parë Albin Kurti zhvilloi një vizitë në Gjermani, ndërsa pati takime të rëndësishme me personalitete të fushës së politikës. Ai theksoi se Kosova do të forcojë më tej bashkëpunimin me Gjermaninë në disa fusha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: