Analisti Agim Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 u pyet se cila do ishte pala e fituar në rast se Gjykata Kushtetuese do të vendosë ndryshe nga SPAK për masën e sigurisë ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Baçi tha se nëse Kushtetuesja vendos ndryshe për Berishën nga SPAK, më i fituari do të ishte kryeministri Rama, pasi do dëmtohej reputacioni i Strukturës së Posaçme. Sipas tij, më i dëmtuar do të ishte SPAK, pasi do të vihej në mëdyshje hetimi i këtij institucioni.

“Nëse GJK do të rrëzojë procedurat e SPAK, do të vihej në pikëpyetje SPAK. Më i fituari do ishte kryeministri Rama, që do godiste SPAK. Më i fituari do ishte Rama dhe më i dëmtuari do të ishte SPAK.

Unë mendoj se edhe z Berisha, edhe Meta mund të hetoheshin në gjendje të lirë, duke qenë se partitë në Shqipëri janë të lidhura shumë me kreun e partisë”, deklaroi Baçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb