Ndërsa ekspertët po debatojnë në mënyrë të ethshme, probabiliteti i skenarit të Grexit, sipas një studimi, tashmë është në nivelin e 50%. Por çfarë pasojash do të ketë Greqia dhe pjesa e mbetur e Eurozonës nëse kjo ndodh?
Gjendja po përshkallëzohet edhe më shumë: pasi takimi i ministrave të Financave në Bruksel, mbeti pa një rezultat konkret, huadhënësit europianë të Greqisë i dhanë kësaj të fundit kohë deri këtë të premte, të aplikojë për një zgjatje gjashtëmujore të programit të ndihmave.
Sikurse bënte të ditur edhe Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, që citonte burime nga qarqet qeveritare në Athinë, Greqia me sa duket do të refuzojë ta pranojë këtë ultimatum. Frontet mes qeverisë së re greke nën drejtimin e Aleksis Cipras dhe huadhënësve europianë po nxehen dhe mundësia e skenarit të Grexit-it po shtohet.
Greqia mbetet kokëfortë në pozicionet e saj dhe një detyrim nga Eurogrupi mbi të cilën ka spekuluar me ç’duket strategjia e negociatave të Greqisë, sipas pohimeve të shefit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, ka pak gjasa të ndodhë.
Nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje, grekëve u mbetet një këst prej tetë miliardë eurosh. Ato janë menduar të përdoren për të ndihmuar të paguhen ndaj bankave për stabilizimin e tyre. Pasi pasiguria do të bëhej më e madhe dhe presioni ndaj bankave greke do të rritej. Vendi do të izolohej nga huadhëniet shtetërore, sikurse edhe nga tregjet financiare.
Për të ndaluar rrënimin e gjithë sistemit bankar, nëse Greqia do vijonte të refuzonte, si alternativë do të mbetej vetëm dalja vullnetare nga Unioni Monetar Europian. I ashtuquajturi Grexit – çka parasheh që të mos ofrohen huadhënës si Rusia për shembull. Por çfarë do të thotë kjo në fakt? Çfarë pasojash do të ketë Greqia dhe pjesa e mbetur e Eurozonës nga kjo?
Këto janë gjashtë pasojat më të rëndësishme nëse aplikohet skenari Grexit:
1. Lindja e Dhrahmisë së re
Me daljen nga Euro, Greqia është e detyruar të shtypë një monedhë të vetën, të re. Faza kalimtare nga Euro te Dhrahmia do ta zhyste ekonominë në kaos, pasi vendi do të izolohej nga importet. Besimi i investitorëve dhe kursimet e njerëzve do të uleshin. Një zhvlerësim i madh i monedhës së re do të ishte një ndër pasojat parësore.
2. Shpërthimi i valës së borxheve
Gjithçka do të zhvendosej kësisoj te Dhrahmia e re. Kreditë do të kishin më pak kuptim, sikurse dhe kursimet. Borxhet nga programet e ndihmave do të rriteshin në 230% të Produktit të Brendshëm Bruto. Borxhet përballë Fondit Monetar Ndërkombëtar, megjithatë, do të duhej të paguheshin të gjitha. “Greqia, me shumë siguri, do të donte ta mbante hapur këtë burim potencial ndihme”, thuhet në një analizë të Bankës Komerciale gjermane mbi skenarin e mundshëm të Grexit.
3. Dështimi në përmbushjen e pagesave
Nëse Greqia nuk është në gjendje të përballojë dot barrën e borxheve, ata mund të shpjegonin, sipas pikëpamjes së vet, një dështim në përmbushjen e pagesave. Ngaqë ndërkaq rreth 80% e borxheve janë marrë nga kredidhënësit publikë, vendet e Eurozonës, do të duhej të shkurtonin miliarda euro nga buxhetet e tyre të brendshme. Shefi i Institutit Gjerman të Kërkimeve Ekonomike, Marcel Fratzscher, para ca kohësh sugjeroi se Gjermania mund t’ia dilte të shkurtonte 40 deri në 50 miliardë euro nga buxheti i saj.
4. Papunësi në rritje
Një dalje nga Eurozona do të ndalte si fillim shumë investime, që ndërpresin zinxhirët prodhues e ata furnizues dhe do ta zhysnin vendin sërish në një recesion shkatërrimtar. Nëpërmjet rënies ekonomike do të shënoheshin edhe shifra të larta të papunësisë. Papunësia momentalisht gjendet në nivelin e 25%. Sikurse raportonte së fundmi e përditshmja gjermane “Bild”, që i referohej një studimi të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, një agjenci e OKB-së (ILO), sidomos papunësia në Gjermani do të shënonte gjithashtu rritje të dukshme. Deri në fund të 2016, ILO përllogarit se në Gjermani për shembull, do t’u vihej viza rreth 80.000 vendeve të punës.
5. Ekonomi konkurruese
Me një monedhë të vetën me vlerë të dobët, prodhimet greke që do eksportoheshin jashtë, do të ofroheshin qartazi më lirë. Por në të njëjtën kohë, çmimet e importeve të shumë mallrave do të rriteshin në mënyrë masive, e për më shumë në sektorin energjetik. 6. Pasojat për Europën
Paralajmërimin e Varoufakis, se Europa do të rrëzohej si një shtëpi kartoni, nuk e ndajnë shumica e ekonomistëve. Në terma afatshkurtër, Grexit, do të sillte irritim e shqetësime të forta në aspektin ekonomik e financiar. Sidoqoftë tronditja për hapësirën Euro do të mund të rikuperohej. Bankat europiane, ndërkaq, nuk kanë degë të tyret në Greqi.
Mendimet e ekspertëve janë të ndara në këtë çështje. Shefi i ILO-s, Hans-Werner Sinn, megjithatë flet për një lehtësim të borxheve dhe dalje në të njëjtën kohë nga Eurozona për Greqinë, pasi vetëm me një monedhë të “butë” në vend të një të Euroje “të fortë”, ekonomia greke do të mund të bëhej më konkurruese.
Partnerët europianë nuk duan të cekin kufijtë ekstremë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë shenjat se është e gatshme për një zgjidhje kompromisi. Kështu, kontrollorët e Fondit Monetar të Bankës Qendrore Europiane dhe të BE-së, nuk do të quhen më Trojka, por “institucione”. Dhe se nuk do të këmbëngulet më me domosdoshmëri në mbylljen e programit aktual të ndihmave, këstet e papërmbushura mund të zhvendoseshin në marrëveshje të reja.
Ndërsa ekspertët po debatojnë ethshëm, probabiliteti i skenarit të Grexit-it, sipas një studimi të Bakës Komerciale, tashmë është në nivelin e 50%.
Marrë nga “Huffington Post”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: