SERBI-Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka paralajmëruar se Qeveria serbe së shpejti do t’i propozojë pikëpamjet e tij për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.
Në kabinetin e kryetarit serb ende nuk duan të paraqesin detajet e këtij propozimi, por thonë se nuk ka mospajtime me Qeverinë e Serbisë lidhur me këtë çështje.

Pasi në opinion doli qëndrimi se Bashkimi Evropian në fund nga Serbia do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, kryetari Nikoliq ka marrë një iniciativë politike për, siç e quan B92, çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

Këshilltarja për medie e kryetarit serb, Stanislava Pak, thotë se Serbia më nuk guxon të presë zgjidhje të imponuar.

“Në themel të kësaj ideje është qasja aktive e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës, sepse deri më tash realisht kemi pasur qëndrimin e Serbisë që të pritet zgjidhja dhe që ajo pastaj praktikisht ta refuzojë pranimin e asaj zgjidhjeje, ose nuk kemi pasur marrje vendimi në nivelin më të lartë politik”, ka thënë Pak.

Kjo zyrtare serbe thekson se eurointegrimet janë prioritet i politikës së jashtme të vendit, por ajo konsideron se askush nga politikanët nuk guxon të mendojë për idenë e Kosovës së pavarur.

“Nuk ekziston person i cili do të kishte përkrahje politike absolute nëse ai do të promovonte idenë e Kosovës së pavarur”, ka thënë Pak.

Ajo ka mohuar të ketë konflikt në linjën kryetar-kryeministër rreth Kosovës dhe shton se ka koordinim ndërmjet tyre lidhur me këtë çështje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: