TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot para mediave për të folur për akuzat ndaj tij, sot e 6 muaj nga politika për lidhje me drogën. Ai e ka quajtur djall të gjithë racën që ka qeverisur e shkatërruar për 25 vjet. Por nuk e ka cilësuar veten engjëll, ndërsa ka përmendur edhe fjalën ‘dru i shtrembët’ të përdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Prita për 2 javë rresht të flisja në parlament por diku mes miellit dhe çizmeve mu bë e pamundur kështu që nuk kisha rrugë tjetër përveç kësaj që zgjodha për të ndarë me ju një qëndrim timin. S’ka ngelur i madh i vogël që nuk e di që para 6 muajsh për mua filloi një tjetër histori me të cilën po përballem dhe do përballem deri në fund. Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj lloj-lloj race që s’ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vjet nuk do kisha imagjinuar kurrë kaq akuza. Njëri kriminel, tjetri trafikant, dikush shtyllë e krimit, njëherë dru i shtrembër. Këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që më bën rraca që ka qeverisur e shkatërruar për 25 vjet, për këtë gjyq e kam fjalën jo për gjyqin e drejtësisë. Kur gjyqin ta bën djalli, jo se jam unë engjëll sepse kam punuar dhe kam dhe unë gabimet e mia”, deklaroi Tahiri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb