E keni menduar ndonjëherë se çfarë do i ndodhte Tokës nëse papritur vjen fundi i njerëzimit? Nëse jeni kuriozë, shihni këtë video të publikuar në Youtube.

Nëse vjen fundi i botës, brenda pak orësh toka do të mbulohej nga errësira dhe njerëzit do të zhdukeshin nga errësira. Kafshët do të vdisnin urie, ndërsa uji në stacionet bërthamore do të avullonte. Vendi do të mbulohej nga gjelbërimi, ndërsa ajri do të ishte shumë më i pastër. Por jo vetëm kaq, satelitët rreth tokës do të fillonin të binin nga orbita e tyre duke krijuar kështu “yje” të çuditshëm në qiell.

Videoja vijon me shembjen e ndërtesave gjigante, ndërsa tregon se pas mijëra vitesh e vetmja dëshmi e ekzistencës sonë do të jenë objektet e ndërtuara prej guri, si Piramidat e Egjiptit, apo Muri i Madh i Kinës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: