Shumë njerëz shprehin shqetësimin nëse mbipesha dhe obeziteti ndikojnë në formimin e gurëve në veshka. Mjekja nefrologe Valbona Bajrami, thotë për “shëndeti” se, të dy këta faktorë shoqërohen me rritje të riskut për gurë renale.

Shkencëtarët mendojnë që ekziston një lidhje ndërmjet acideve yndyrore, insulino-rezistencës dhe përbërjes së urinës. Njerëzit me peshë të madhe trupore sekretojnë më shumë kalcium dhe acid urik në urinë çka rritin rriskun për formim gurësh renale.

Tek individët obezë me BMI>30 kg/m 2 incidenca për gurë renale shkon 4.9% në krahasim me ata jo-obezë që shkon 2.6%.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb