Fëmijë të ndryshëm nga e gjithë bota, nga Londra dhe Washingtoni i qetë deri tek Donetsku dhe Damasku të shkatërruar nga lufta, i janë përgjigjur pyetjes: A e dini se çfarë është lufta? Ja se çfarë thanë ata.

Eila Zecevic John, 4 vjeç nga Londra kurrë nuk ka dëgjuar për këtë fjalë. “Luftë?”, ka pyetur si e habitur ajo.

“Luftë është kur një vend e mund tjetrin”, thotë 7-vjeçari Luis Zecevic John nga Londra, transmeton Telegrafi, ndërsa Sava, moshatar i tij, beson se luftë është “kur njerëzit duan të vrasin njëri-tjetrin”.


8-vjeçarja Katie nga Washingtoni ka gjetur edhe fjalë të mira për luftën. Ajo mendon se kur “shtetet luftojnë, kjo bëhet diçka më konkrete”.

E fëmijët e Damaskut dhe Sirisë e dinë shumë mirë se çfarë është lufta, ata e kanë parë fuqinë e tyre shkatërruese të demonstruar ndaj të dashurve të tyre.

“Lufta të lë pa shtëpi. Lufta është shkatërrim. Ju nuk mund të flini natën, ju nuk mund të dilni jashtë. Sheh shokët e vdekur, gjyshërit, fëmijët e tjerë”, janë përgjigjet e fëmijëve nga Siria rreth kësaj pyetje.

Ndërkaq Anton, një 3-vjeçar, banor i Donetsk në Ukrainën Lindore, ku konfliktet kanë lënë qindra civilë të pastrehë, thërret të gjithë njerëzit për paqe. “Lufta është kur ka krisma armësh dhe atëherë unë jam i frikësuar”, thotë Antoni i vogël.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: