Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, sa i takon synimit që ky i fundit sipas tij ka për t’i marrë disa firma në lidhje me çështje që ‘do të hidhnin në ere interesat e shqiptareve’.

I ftuar në ‘Opinion’ Meta ka sfiduar Ramën, ndërsa ka thënë se për sa kohë që ai të jetë në krye të shtetit, kryeministri nuk do t’i marrë ato firma. Teksa u tregua i rezervuar, duke mos treguar se çfarë fshihet pas atyre firmave, presidenti tha se do të vijë një ditë koha dhe do të flasë.

“Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma në atë zyre për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit. Ta harrojë! Sa të jem unë në atë zyrë deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vijë koha të flas dhe çfarë firma kërkohen. Por e përsëris; ta harrojnë që unë do t’i hedh ato firma!”, tha Meta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: