KOSOVË

Për shumëkënd dorëheqja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë e papritur. Duke parë rolin e tij në situatën aktuale në Kosovë dhe qëndrimin për mos heqjen e taksës dhe kundër idesë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh, ka nga ata që kanë menduar se pas kësaj dorëheqje ka diçka më shumë se intervistimi i tij nga Gjykata Speciale dhe se për të marrë këtë vendim Haradinaj mund të jetë detyruar nga kundërshtarët brenda apo jashtë kufijve të Kosovës.

E për këtë ai është pyetur nga gazetarët në Kosovë. Ai tha se nuk mendon për momentin duke kujtuar se Kosova është shtet sovran dhe ka nderin e vet që nuk shitet në treg.

A mendoni që kjo ftesë nga Specialja është puro që lidhet me drejtësinë apo fshihet diçka politike pas saj?
S’po mendoj njëherë. Me rëndësi është që Kosova të bëhet gati për zgjedhje. Është mirë që të tjerët të kuptojnë se jemi shtet sovran, kemi nderin tonë, nuk është një nder në treg për vlera tjera por i luftëtarit shqiptar, edhe i vendit, i shtetit dhe i kryetarit të qeverisë nuk është i poshtërueshëm nga askush. Edhe pse jemi vend i ri, i vogël nuk do mundet kush ta poshtërojë Kosovën asnjëherë.

VIDEO/ Minuta 4:38

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb