Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar lidhur me çmimet e karburanteve në vend. Ajo thekson se Bordi i Transparencës merr vendim të menjëhershëm vetëm për rritjen e çmimeve, ndërsa kur bëhet fjalë për ulje janë gjithmonë me vonese.

Referuar Kosovës, Hysaj thotë se është gjithmonë një hap para dhe në shërbim të qytetarëve dhe se e kundërta ndodh me qeverinë shqiptare.

REAGIMI:

Bordi i Transparencës  vonon në mënyrë të tejskajshme kohore dhe qartësisht të qëllimtë vendimmarrjen në rastin e uljes së çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë institucioni në fjalë vazhdon praktikën e vendimarrjes së menjëhershme në rast të rritjes së çmimeve së karburanteve, duke e pasqyruar drejtpërdrejtë në tregun vendas.

Si gjithmonë  Kosova një hap para…

Bordiiii,  o bordiiii….. a jeni zgjuar mo se transparenca ka marrë malet.

Vetem për ne nuk leviz bursa??

Rritjen e çmimit e bejme të parët , për ta ulur nuk I shohin  sytë bordit ?

Apo si 1 Prill nuk e marrin bursën  seriozisht?!

Apo nuk rriten më pensionet pas  uljes se çmimit të naftës ??

Ç’hall të  ketë  Bordi I D’rames vallë???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb