E shtuna e 15 shtatorit ofroi një mori eventesh në Tiranë, por mesa duket njëri prej tyre tërhoqi më së shumti vëmëndjen e publikut.


Një skenë e ndërtuar si pjesë e një autobusi shëtitës, ky stacion amaranth i vendosur në zemër të zonës së ish-Bllokut solli një mbrëmje për të cilën ende vazhdon të flitet.

Super Stacioni, misioni ambicioz veror të cilin operatori ALBtelecom ia prezantoi publikut vetëm 4 muaj më parë tashmë u kthye në bazë, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe përveçse me një event madhështor që dhuroi emocione, argëtim, dhurata dhe Super Muzikë për të gjithë të pranishmit.


Në fakt, këto kanë qenë dhe shtyllat mbi të cilat Super Stacioni u krijua vetëm pak muaj më pare. Në një rrugëtim maratonë që synonte digjitalizimin e gjithë vendit tonë, ai preku çdo cep të Shqipërisë, dhe kur themi çdo cep nuk ekzagjerojmë! Me një numër rekord eventesh gjithëpërfshirëse, Super Stacioni dhuroi në secilën prej 70 ndalesave të tij lojëra dhe dhurata shpërblyese, trajnime mbi epokën digjitale, artistët më të mirë të rajonit dhe internet për të gjithë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rruga e Super Muzikës gjatë së shtunës së fundit nuk ishte thjesht vendi ku të gjithë mund të dëgjonin muzikën më të mirë shqiptare, por dhe finalizimi i një rrugëtimi si asnjëherë më parë. Dhe nëse flasim për artistët pjesëmarrës, le të themi që ishin të gjithë aty. E patë listën? Nga Kida, Butrint Imeri e deri tek Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri, si për të na rikujtuar që ALBtelecom gjithmonë ka mbështetur talentin dhe artin shqiptar mbi të gjithë të tjerët.

Ah, po. Sigurisht hyrja ishte e lirë për publikun pasi tashmë e dimë që me ALBtelecom, muzika është SUPER, dhe është për të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb