“Pro Armenia” ka botuar, në muajin prill të 1902, letrën e Ismail Qemalit dërguar asokohe doktorit të tij, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:


Image
Image

P.S. – Dr Loris-Melikoff sapo ka marrë nga Ismail Qemal Beu, letrën e mëposhtme:
Londër, 16 prill 1902.


“Doktori im i shtrenjtë,
Ndërsa po largohesha nga Brukseli për në Londër, të dielën e kaluar, mora ftesën tuaj për datën 5.
Më vjen keq që kam humbur mundësinë për të takuar miqtë e një çështje kaq të drejtë dhe të dashur në zemrën time.
Unë nuk do t’ju shpjegoj arsyet pse nuk kam qenë në gjendje të vij ose t’ju përgjigjem, zarfi i letrës suaj do t’i shpjegojë të gjitha.
Do të kthehem së shpejti në Bruksel, dhe pas pak ditësh, shpresoj të shkoj në Paris, ku unë do të jem i lumtur t’ju takoj dhe t’ju shtrëngoj dorën.
Përzemërsisht,
Ismaili.”/Darsiani.com


Etiketa: