NGA ANILA JOLE*

Në fund të konferencës së shtypit të ministrit grek të Financave Varufakis dhe kreut të Eurogrupit këtë të premte, ku Varufakis deklaroi hapur se “Greqia nuk do të bashkëpunojë më me Trojkën”, zyrtari evropian iu afrua dhe teksa i shtrëngonte dorën, diçka i pëshpëriti atij në vesh.

Mediat greke shkruajnë referuar burimeve nga Komisioni Evropian në Bruksel, se në ato sekonda të tensionuara, Dijsselbloem i ka thënë ministrit grek: “Ky që bëtë ishte një gabim i madh”.

Ndërsa sipas versionit të dhënë nga ministria greke e Financave,  Jeroen Dijsselbloem tha Janis Varoufakis: “Ju sapo vratë Trojkën”.

Mediat komentojnë se sidoqoftë, dialogu mes dy zyrtarëve nuk ka qenë aspak diplomatik dhe justifikon pasthirrmën e habisë “Wow!”, që lëshoi pas këtyre fjalëve ministri grek i Financave.

Ministri grek e bëri këtë deklaratë pikërisht në fund të konferencës për shtyp. Deklarata shkaktoi nervozizëm tek zyrtari evropian, i cili hoqi kufjet dhe nuk iu përgjigj kërkesës së gazetarëve për ta komentuar deklaratën në fjalë.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb