Këshilltari i kreut të Kuvendit, Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka zbuluar disa nga batutat midis Ramës dhe Bashës në takimin me ndërmjetësimin e Presidentit Nishani. Vangjeli tha se menjëherë mes tyre pati debat dhe batuta dhe sipas tij që aty u kuptua që nuk do të kishte marrëveshje.

“Ka qenë Basha i pari ai që ka nisur të lexojë kushtet e opozitës dhe Rama ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë: “Mos më fol si në çadër se hutohem dhe nuk të ndjek dot”, – ka thënë Vangjeli.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb